Frika nga kërcënimet e ISIS, Ronaldo me truprojë personale në Rusi

Kristiano Ronaldo ka shtuar shumë sigurinë e tij personale gjatë periudhës që do të jetë me Portugalinë në Botërorin e Rusisë. Nuno Marekos, ish-sportist në MMA, ish-parashutist në ushtri, me një trup muskuloz, drejton një ekip të specializuar për ruajtjen e personave të rëndësishëm.

Pas kërcënimeve nga ISIS kohët e fundit, Kristiano Ronaldo ka vendosur të marrë me vete Nunon, i cili ishte pjesë e ekipit të tij edhe në finalen e Champions League. Por, ajo që e bën akoma më të veçantë rojën më të re të yllit portugez, është se ai gjithashtu është pjesë e ndeshjeve me dema, dhe kapet me demat vetëm me duar.

Siç raporton “The Sun”, Kristiano Ronaldo e sheh shumë këtë lloj sporti, dhe ka zgjedhur Nunon pasi e mendon si një nga njerëzit më të fortë që ka parë ndonjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?