FSHF bën thirrje per tifozët: Shijojeni derbin në “Air Albania”!
Federata Shqiptare e Futbollit e konsideron moment historik zhvillimin e derbit të kryeqytetit, Partizani-Tirana, në impiantin e ri e modern “Air Albania”.
Nëpërmjet një shkrimi të posaçëm në faqen zyrtare, institucioni i futbollit fton të gjithë tifozët ta shijojnë këtë moment magjik të futbollin tonë.
“Ditën e premte, më datë 13 dhjetor, ora 19:00, investimi më i madh i futbollit shqiptar “Air Albania Stadium”, do të hapë dyert për derbin e solidaritetit, ku pwrballen dy klubet historike në vendin tonë dhe në kryeqytet, Partizani dheTirana, për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, edicioni 2019/2020.
Të dy klubet e mëdha dhe të suksesshme të traditës shqiptare do ta kërkojnë me ngulm suksesin dhe fitoren, në këtë tempull të ri të futbollit kombëtar. Kjo ndeshje përkon të jetë e para sa i përket Kategorisë Superiore, në këtë stadium të ri, ku sigurisht rezultati ka vlera historike. Sportdashësit e të dyja skuadrave në këtë stadium modern, me një kapacitet prej 21 690-vendësh, do të gjejnë kushtet më të mira, që janë të njëjta me stadiumet më në zë në Evropë dhe botë.
Derbi i kryeqytetit daton prej fillimit të vitit 1946 dhe që prej asaj kohe ka vijuar me një interes përherë në rritje, me grintë, duel sportiv dhe spektakël. Organizimi i kësaj superpërballjeje në impiantin e ri dhe modern sportiv të Shqipërisë, i jep derbit një imazh tjetër dhe sportdashësve një mbrëmje të paharruar.
FSHF fton dhe mirëpret të gjithë sportdashësit, së bashku me familjet e tyre, veçanërisht me fëmijët, për të shijuar magjinë e futbollit tonë.”
KOHA JONË SONDAZH

