Futbolli i femrave/ Shqipëria njeh rivalët dhe kalendarin për EURO 2021

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Eliminatoreve të Kampionatit Europian 2021 për futbollin e femrave. Shqipëria do të jetë në Grupin E sëbashku me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, është përcaktuar edhe kalendari i plotë i Eliminatoreve ku ekipi Kombëtar shqiptar i drejtuar nga Vioresin Sinani do të fillojë ndeshjet eliminatore në 2 Shtator 2019 kundër Finlandës në shtëpi dhe i përfundon në 22 Shtator 2020 në ndeshjen me Portugalinë në transfertë.

2 Shtator 2019        Shqipëri-Finland
4 Tetor 2019           Shqipëri-Portugali
8 Tetor 2019            Finland-Shqipëri
8 Nëntor 2019         Shqipëri-Skoci
11 Mars 2020          Qipro-Shqipëri
5 Qershor 2020       Skoci-Shqipëri
18 Shtator 2020      Shqipëri-Qipro
22 Shtator 2020      Portugali-Shqipëri

Swiss Digital Desktop Reklama

Finalet e Europianit EURO 2021 për femrat do të zhvillohen në muajin korrik në Angli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?