Futbollisti shkel karantinën në Skoci, qeveria mund të pezullojë kampionatin

Qeveria skoceze ka kërcënuar për pezullimin e kampionatit pas një shkelje të rregullave të koronavirusit nga një futbollist. Bëhet fjalë për Boli Bolingoli, mbrojtësi belg i Celtic që nuk ka respektuar protokollin që kërkon dy javë karantinë për ata që kthehen nga Spanja.

25-vjeçari luajti të dielën ndeshjen e kampionatit ndaj skuadrës së Kilmarnock, e cila përfundoi 1-1. Bolingoli kërkoi falje për gabimin, ndërkohë që Celtic njoftoi se ka nisur një hetim të brendshëm për këtë rast. /Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?