Futbollisti shqiptar ngre trofe me Fiorentinën në Itali, mund në finale Interin (VIDEO)
Një tjetër futbollist shqiptar ngriti trofe në Itali. Bëhet fjalë për Eljon Toçin, i cili fitoi trofeun e Superkupës me ekipin e të rinjve të Fiorentinës. Talenti kuqezi triumfoi me skuadrën e tij në finalen e luajtur përballë Interit, me rezultatin 2-1.
Në fundin e ndeshjes ishte pikërisht Eljon Toçi ai që ngriti trofeun, duke qenë se mban edhe shiritin e kapitenit te Fiorentina. Talenti dibran, vetëm 20 vjeçar, eshte rritur në Trentino Alto Adige dhe para Fiorentinës ka qenë i angazhuar me Sudtirol, ekip që vitin e kaluar ndodhej në Serie C dhe sot është surpriza e Serie B.
Pikërisht një vit parë, më 19 janar, shqiptari realizoi endurën e debutimit tek profesionistët, në ndeshjen kundër Riminit. Tashme kalimi i këtij viti tek Fiorentina, edhe pse ende tek ekipi i të rinjve, shihet si rruga e duhur për të ngjitur shkallët e karrierës.
KOHA JONË SONDAZH

