Futsal “Euro 2022″/ Shqipëria fiton 4-1 ndaj San Marinos (VIDEO)
Shqipëria e futsal ka bërë një nisje shumë të mirë, të eliminatoreve për Kampionatin Europian “Hollandë 2022” duke fituar me rezultatin 4-1 ndaj San Marinos, në ndeshjen që është luajtur mbrëmjen e sotme në Varna, Bullgari.
Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli ka shfaqur një lojë të mirë, duke gjetur rrugën e rrjetës plot 4 herë.
Kuqezinjtë kanë zbritur në parket me këtë formacion: Da Silva, Brahimi, Mezini, Selmanaj, Halimi (c). Autorët e golave ishin: Kaca 4’20, Selmanaj 18’33; 22’19, Rexhepaj 31’06.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për kombëtaren tonë. Kuqezinjtë do të luajnë nesër në orën 16:30, ndeshjen e dytë ndaj Andorrës. Përfaqësuesja jonë bën pjesë në grupin D sëbashku me Bullgarinë si vend organizator të këtij raundi kualifikues.
KOHA JONË SONDAZH

