Gafa e bashkëshortes së Bufon, ngatërron Sarrin me një tifoz që ka ndërruar jetë
Një moment i sikletshëm gjatë lidhjes direkte pas ndeshjes Napoli-Kievo. Drejtuesja e emisionit sportiv në “Sky”, Ilaria D’Amico ngatërroi figurën në banderolën e shpalosur nga tifozët e Napolit gjatë ndeshjes, në kujtim të një tifozi napolitan që ka ndërruar jetë. Bashkëshortja e Bufon, mendoi se në foton e vendosur në banderolë ishte trajneri i Napolit, Sarri, duke iu drejtuar: “Si ndiheni që tifozët e Napolit vendosin foton tuaj pranë asaj të Maradonës në stadium?”.
I menjëhershëm ishte reagimi i trajnerit Sarri, që u përgjigj: “Në atë foto nuk jam unë, nuk më dedikohet mua, por një tifozi të Napolit që ka ndërruar jetë gjatë një transferte. Më ngjan pak”.
Për këtë episod, ka kërkuar ndjesë edhe drejtori i “Sky”, Federico Ferri: “Banderola e shpalosur në ‘San Paolo’ përfaqëson imazhin e një tifozi të madh të Napolit, Pasquale D’Angelo, që ndërroi jetë 3 vjet më parë në Moskë. Nuk është figura e Sarrit në atë foto. Në emisionin ‘Sky Calcio Shoë’ gabuam që e ngatërruam me Sarrin dhe u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë prekur nga ky lapsus”.
KOHA JONË SONDAZH

