FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ganni de Biasi feston 59 vjetorin

Mund t’i thoni Ganni de Biasi ose Gani Abazi, siç kanë filluar ta thërrasin shqiptarët kohët e fundit dhe trajneri do ju kuptojë njësoj, pavarësisht se me emrin e dytë do nënqeshë si zakonisht në oret e fundit teksa ka një pasaporte kuqezi në dorë. Mund t’i thoni auguri ose gëzuar sërish do të jetë e njëjta gjë, komplimentet apo përshëndetjet i pranon të gjithë aq më tepër kur te vijnë nga e njëjta gjuhë me të cilën je duke shkruar një pjesë të jetës, një pjesë të rëndësishme të saj. Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka mbushur sot 59 vjeç dhe thoni çtë doni nuk ngjan kurrsesi kaq. Elegant, tërë energji, sy tërë jetë dhe levizje të gjalla edhe nëse i jep diku te 45-50 nuk do gabonit. Kjo është hera e katërt që ndoshta njeriu më popullor në vend në lidhje me sportin e kalon diteindjen pranë nesh. Gjithnjë në forma dhe në mënyra të ndryshme. Ne 2012 me kuriozitetin se çmund të bëjë, në 2013 me ëndrrën e madhe se do shkojmë në Brazil, në 2014 me skepticizmin per Europianin, ndërsa sot i denjë për sloganin “Ndoshta nuk është më i miri por me të mirë nuk kemi parë”. Njeriu i cili nënqesh tërë ironi dhe krenari pas cdo fitoreje, tërbohet dhe bëhet mediaitikisht i paedukatë pas çdo humbjeje, që maredhenien me publikun e ka nota 10 dhe që është online 24 ore ne 24 është duke shijuar një copë tortë pranë familjes për të vazhduar misionin e tij që është edhe i yni. Që në 16 Qershor të 2016 të gjendet në Francë së bashku me perfaqësuesen kuqezi dhe në vend të gëzuar apo auguri të marrë një “sante” në frëngjisht e 10 milionë shqiptarë, të cilët për momentin mjaftohen me nje “edhe 100 mister” , të thonë ja vlejti të besojmë te ju.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?