Gareth Bale rrezikon 12 ndeshje pezullim për gjestin ofendues

Gareth Bale mund të dënohet 12 ndeshje për gjestin e pahijshëm pas golit të tret në ndeshjen ndaj Atletico Madrid gjatë fundjavës. Uellsiani hyri në fushë në pjesën e dytë dhe gjeti menjëherë rrugën e rrjetës në minutën e 74-t. Bale bëri një gjest të çuditshëm pas golit, duke ngritur krahun he më pas e goditi me dorën tjetër. Një gjest që konsiderohet si ofendim në Spanjë, dhe për këtë qëllim Federata ka ngritur një hetim ndaj lojtarit.

Veprimi konsiderohet si ofendim ndaj publikut të pranishëm në stadium dhe për këtë qëllim, Bale rrezikon 4 deri në 12 ndeshje pezullim. Mundësia më e madhe sipas mediave në Spanjë është që uellsiani të dënohet me tre ndeshje, për festimin që është konsiderur si ofendues. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?