Gasperini: Ja pse e refuzova Romën, s’do të ketë largime

Gian Piero Gasperini është njeriu i momentin në Bergamo dhe Itali, pasi ia doli që të kualifikojë Atalantën për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndonëse prej 3 sezonesh ka parë që t’i ikin më të mirët nga organika në dispozicioin.

“Po si mund të lija unë këtë qytet?! Roma do të ishte një eksperiencë e bukur dhe me siguri që do fitoja shumë më tepër, por të gjithë klubeve u kisha thënë që vendimin do ta merrja bashkë me Percassin.

Nuk do të ketë largime, as për emra si Zapata dhe Mancini. Më pas nëse vijnë oferta prej më tepër se 60 milionë eurosh, do mendohemi, pasi me aq para mund të gjejmë zëvendësues. Duam të përforcohemi edhe më shumë, që të përfaqësohemi denjësisht edhe në Champions”, tha Gasperini në një intervistë për “La Gazetta Dello Sport”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?