Gattuso konfirmon shkarkimin: Zgjedhje e dhimbshme, heq dorë nga 2 vite pagë

Zërat e përhapura gjatë ditës së djeshme për shkarkimin e gennaro Gattusos, janë konfirmuar sot nga vetë trajneri. Dështimi për të arritur në zonën Champions, ka sjellë vendimin për largimin nga drejtimi i kuqezinjve, teksa drejtuesit i kishin vendosur kusht.

 

Një një prononcim për “Repubblica”, u shpreh: “Nuk është e thjeshtë të vendosësh për t’u larguar nga Milani, por është një vendim që duhet ta marr pas 18 muajve si trajner i një skuadre që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerat. Gjatë këtyre muajve kam jetuat me një pasion të madhe, janë muaj të paharrueshëm. A heq dorë nga paga e dy viteve të mbetura? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë çështje parash.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gattuso në fakt ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2021 me një pagë 5.5 milionë euro në total. Më orët në vijim pritet dhe deklarata e shkarkimit nga Milani.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?