FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gattuso: Ndaj Barcelonës edhe perfeksioni mund të mos mjaftojë!

Gennaro Gattuso është shfaqur mëse i gatshëm që t’i hapë telashe Barcelonës në duelin e kthimit. Strategu “luftarak” në karakter, por dhe shumë i zgjuar në zgjedhjet taktike beson se se jo gjithçka varet nga lojtarët e tij.

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse e dimë kualitetin që ka skuadra e Barcelona. Duhet të bëjmë një prezantim të shkëlqyer si teknik ashtu edhe taktik, por ndoshta mund të mos mjaftojë. Barcelona ka shumë kampionë.

Insigne është stërvitur 100 për qind me ekipin, shpresoj ta kem në dispozicion. Nëse nuk do të jetë në maksimum, nuk do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Ne jemi përmirësuar shumë në zotërimin e topit pas pauzës, por nuk finalizojmë aq shumë sa krijojmë. Ndryshe nga ndeshja e parë, mendoj se jemi përmirësuar në shumë aspekte. Si trajner jam shumë i ndryshe nga periudha kur kam qenë futbollistë. Është një tjetër stil loje. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?