Gattuso tërbohet me lojtarët: Humbje e turpshme, kështu do të prekim fundin!
Napoli ka regjistruar vetëm humbje në vitin 2020 deri më tani, ndërkohë që në shtëpi ka katër humbje radhazi. Trajneri Gennaro Gattuso është shfaqur i nervozuar me futbollistët pas ndeshjes ndaj Fiorentinës.
“Duhet tu kërkojmë falje tifozëve dhe qyteti sepse performanca ishte e turpshme. Kemi humbur tre ndeshjet e fundit, por kemi bërë më mirë në të tjerat. Nuk e prisja kështu, nuk mendoja kurrë se pas stërvitjeve të luanin në këtë mënyrë. Po çfarë loje po flasim? Këta nuk kanë dëshirë.
Ne nuk kemi pse të kërkojmë alibitë, por të marrim përgjegjësi dhe fajtori i parë jam unë. Ne dukemi si një grup njerëzish që nuk kanë luajtur kurrë më parë. Nëse do të vazhdojmë kështu, do të prekim fundin.
Nuk më intereson për gjobat apo për situatën në lidhje me raportet president-futbollistë, ata në fushë duhet të zbresin dhe të japin gjithçka. Edhe unë kur isha lojtar mund të kisha inat dikë në ekip, por për atë jepja jetën”, deklaroi Gattuso. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

