Gattusso: Nuk më pëlqejnë komplimentet, formacionin ma bën gruaja
Genaro Gattuso ka rigjetur buzëqeshjen pas rezultateve fantastike të Milanit në kampionat. Trajneri i kuqezinjve përpara sfidës ndaj Empoli theksoi se nuk i pëlqejnë komplimentat ndërsa paralajmëroi skuadrën e tij të ruajë qetësinë dhe të vijojë momentin e mirë me të tjera suksese.
“Me Empolin nuk do të jetë e lehtë. Ata kanë ndryshuar skemën taktike dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Ata kanë vlera të mira teknike, kanë një mbrojtje interesante, janë të rrezikshëm në goditjet standarde, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të vazhdojmë të besojmë në gjithçka që bëjmë. Nuk duhet të mendojmë se gjithçka është e lehtë, sepse tani jemi në një formë të mirë.
Ne jemi një skuadër e re dhe ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me vendosmërinë që duhet të kemi në fushën e blertë. Hap tjetër i rëndësishëm për ne është ruajtja e vazhdimësisë. Më duhet të falënderoj skuadrën dhe stafin tim. Skuadra po bën mirë dhe po arrin gjëra të rëndësishme. E bëj këtë profesion sepse më pëlqen dhe besoj se di ta bëj. Nuk dua t’i dëgjoj fjalët bravo, bravo. Mendoj se në botën ku jetojmë ka shumë gra që marrin vesh nga futbolli. Bisedat për futboll me Carolinën (gruaja e Gatussos) janë gjithmonë të hapura dhe interesante”, ka deklaruar strategu para ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

