FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazeta franceze: Neymar, gënjeshtër e madhe te PSG

Gazeta franceze “L’Equipe” në faqen e parë sot ka shkruar:”Neymar, le grand bluff” (“Neymar, gënjeshtër e madhe”). E përditshmja e njohur raporton se situata të PSG është pothuajse e pakthyeshme dhe se askush nuk është i sigurt se ku do të shkojë braziliani sezonin e ardhshëm.

Situata e brazilianit është e qartë: Ai dëshiron të kthehet në kryeqytetin francez. “Nuk është sekret se ai nuk është i lumtur në Paris, edhe pse ka mundësi që të fillojë përgatitjet me PSG”.

“L’Equipe”, citon burime pranë lojtarit, duke shpjeguar se ai fajëson klubin për dëmtimet e shumta që i ka ndodhur, por ai ka ende një kontratë për të përmbushur. Barcelona është hedhur fuqishëm në garë për të, por PSG kërkon plotë 300 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?