FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazeta italiane ironizon keq Gjermaninë pas eliminimit: Shihemi në plazh!

Rivaliteti mes Italisë dhe Gjeramanisë është i njohur në Kupën e Botës, por këtë verë, nuk mund të ndodhte për shkak se Italia nuk mori pjesë. Nuk ishin të pakta ironitë në Gjermani për “Të Kaltrit” duke i thumbuar në disa raste.

“Nëse blini një televizor dhe Italia fiton Botërorin do ta dhurojmë”, ishte fushata e Mediaworld në Gjermani.

“Për çdo gol të Italisë në Botëror do t’u dhurojmë një akullore falas”, shkruhej me ironi në një lokal gjerman!

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigja e gazetës italiane, “Corriere dello Sport” është thumbuese, teksa sot e ka hapur faqen e parë me titullin: “Shihemi në plazh”. Duke e shoqëruar me disa foto të tifozerisë gjermane. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?