Gazetari italian: Hysaj pranë Atleticos, por interesimi i Juves është i fortë

Elseid Hysaj vijon të jetë një nga emrat më të përfolur në mediat italiane. Mbrojtësi i kombëtares sonë do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, teksa është në listën e disa prej ekipeve në Itali dhe jashtë saj.

 

Gazetari i “Gazzetta dello Sport”, Nicolo Schira ka shkruar se Atletico Madrid ka bërë një tjetër ofertë: Huazim me detyrim blerje për 18-20 milionë euro, në bazë të paraqitjeve. Ndërkohë ka reaguar edhe gazetar i “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, i cili ka raportuar se Juventus nuk ka hequr dorë nga futbollisti shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hysaj dhe Mario Rui do të jenë futbollistët e radhës që do të largohen nga Napoli. Hysaj është shumë pranë Atletico Madridit dhe tratativa mund të mbyllet shumë shpejtë. Megjithatë, Juventus ende nuk ka hequr dorë nga anësori shqiptar. Ai së bashku me Darmian janë në listën e lojtarëve që i pëlqejnë Sarrit”, deklaroi Pedulla. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?