Gazmend Demi konfirmon gjithçka: Derbi do luhet në stadiumin e ri kombëtar
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në stadiumin e ri kombëtar.
Lajmi konfirmohet nga presidenti i të kuqve, Gazmend Demi, që në një prononcim për mediat ka pohuar se derdi i radhës do të luhet pikërisht në impiantin e ri të kryeqytetit.
“Edhe sikur fusha e “Selman Stërmasit” të mos ketë probleme, jo vetëm unë, por të gjithë, si Tirana, ashtu edhe FSHF do të jetë e lumtur që derbi të luhet atje. E pashë që është gati, patjetër që do të zhvillohet atje. Mendoj se do të ketë dashamirësi për t’u zhvilluar në fundjavë dhe një gjë e tillë do të vendoset nga drejtuesit tanë në bashkëpunim me ato të Tiranës. Por edhe nëse bëhet në mesjavë, ndeshja është në darkë e nuk është problem. Në këto vite kemi qenë fituesit, shpresoj prapë të jemi fitues. Më bëhet qejfi që këtë vit të dy skuadrat janë rivalizuese për titull. Për mua të jetë Fair Play, kuptohet që dëshirë kam të fitojë ekipi im,” deklaroi Demi.
Takimi mes Partizanit dhe Tiranës është programuar për tu luajtur në javën e 15-të, duel që pritet të luhet në javën e parë të dhjetorit.
KOHA JONË SONDAZH

