Gega: Fitore e merituar, por kampionati nuk merr fund këtu
Partizani mori një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në Korçë që e çoi në 10 pikë diferencën ndaj Skënderbeut në renditje, por trajneri Skënder Gega pas ndeshjes është shprehur se nuk është mbyllur kampionati me këtë sukses.
E merituam fitoren si erdhi loja, por nuk është asgjë kjo fitore, kemi edhe 17 ndeshje. Mund të shënonim edhe golin e dytë. Mundohem me kujdes të bëj lëvizjet. Jam i kënaqur për lojën dhe atë që bëri skuadra. Rexhepi luajti shumë mirë, edhe Atanda bëri shumë mirë, pasi është një markues shumë i mirë. Po të kthesh kokën, kemi luks, kemi pesë lojtarë që do të na ndihmojnë shumë. Rexhepi ka kualitet dhe përvojë, është profesionist, për aq kohë sa e kam parë. Kisha përqindje sigurie për të. E kaloi çdo gjë me sukses.
Te kjo fushë nuk vihet nota, sepse ne çaluam, siç çaloi edhe kundërshtari. Bëmë maksimumin dhe mund ta mbyllnim ndeshjen më parë. Më erdhi keq për Hilën dhe Cardozon, por kjo fushë nuk është për të. Komplimente edhe Skënderbeut, sepse është një ekip i mirë. Më vjen mirë që fituam dhe kaluam atë ngërç që kishte mes nesh.
Atanda mesfushor? Telushi vjen nga probleme shëndetësore, ka qenë më serume, ndaj dhe luajti edhe Atanda. Kemi tre qendra shumë të mira dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Kam katër sulmues, por edhe mund të vijë një sulmues, që të luajë të dy pjesët. Të shohim deri në fund të merkatos. Skënderbeu nuk del jashtë loje me këtë humbje, ka forca. Edhe ne nuk jemi kampionë me këtë fitore”, deklaroi Gega pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

