Girona fitore spektakolare me përmbysje ndaj Realit në “Bernabeo” (VIDEO)

Girona shkakton surprizën e madhe në La Liga, duke mundur Real Madridin 2-1, me përmbysje në “Santiago Bernabeo”. Skuadra e Solarit duket se është rikthyer në javët ku gjendej në vështirësi, pasi sot ka shfaqur një lojë të dobët.

Fillimisht “Los Blancos” kaloi e para në avantazh në minutën e 25-të, me një goditje me kokë të Casemiros. Reali është i “përgjumur” në fraksionin e dytë duke i dhënë mundësinë miqve që të sulmonin vazhdimisht me aksione shumë të rrezikshme.

Në minutën e 65-të, Girona fitoi një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Sergio Ramos. Nga pika e bardhë shkoi Stuani, i cili nuk do të gabonte. Miqtë marrin zemër nga goli, pasi 10 minuta më pas Portu shënoi dhe golin e dytë. Në fundin e ndeshjes Sergio Ramos u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë pas një loje të rrezikshme. Reali i jep fund serisë së 5 fitoreve radhazi, teka tashmë gjenden 9 pikë larg Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?