Gjermania dhe Holanda sigurojnë kualifikimin për në Europian (VIDEO)

Gjermania ka siguruar matematikisht mbrëmjen e sotme, duke fituar me lehtësi 4-0 ndaj Bjellorusisë. Mario Ginter zhbllokoi rezultatin me një prekje të bukur me thembër në fundin e pjesës së parë.

 

Në fraksionin e dytë, Gjermania do të shënonte dy gola të tjerë në harkun e 6 minutave. Leon Goretzka realizoi një gol të bukut me një goditje në hyrje të zonës. Më pas do të ishte radha e Toni Kroos, që shënoi në një mënyrë të ngjashme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miqtë humbën një penallti ndërkohë që Toni Kroos në fundin e ndeshjes shënoi golin e dytë personal me një veprim spektakolar në zonë. Holanda ndërkohë nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Irlandës së Veriut, por kjo i mjaftoi për t’u kualifikuar zyrtarisht për në Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?