Gjermania fiton në miqësoren e veteranëve, ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Gjermanisë fitoi miqësoren e veteranëve kundër asaj të Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar dje në “Elbasan Arena”. Në miqësoren e djeshme, arkëtimet e së cilës do të shkojnë për bamirësi, morën pjesë tifozë të shumtë dhe personalitet të vendit. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 4-3, në favor në veteranëve nga Gjermania. Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Bushi 34′ e 43′ dhe Kola 40+1′. Golat për gjermanët shënuan Bobiç 16′, Reich 19′, Albertz 48′, 54′. Ky rezultat është shënuar edhe një herë tjetër në ndeshjen zyrtare dhe dramatike që u zhvillua në ’97 në Hanover mes dy ekipeve tona përfaqësuese. Gjermania fitoi në minutat e fundit, 4-3 ndaj kuqezinjve. Ndërkohë që disa nga lojtarët e asaj ndeshje ishin edhe dje në Tiranë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?