FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania mundet edhe nga Austria, super Nojer nuk mjafton (VIDEO)

Gjermania ka shumë arsye për t’u shqetësuar në prag të Kupës së Botës, pasi janë mundur 2-1 në testin miqësor ndaj Ausrisë. Lajmi më i mirë i mbrëmjes ishte rikthimi i Manuel Nojer, që tregoi se pavarësisht kohës së gjatë jashtë fushave, vijon të jetë nga më të mirët në katërkëndëshin e portës.

Në një takim që filloi pas rreth 1 orë e 40 minutash me vonesë, për shkak të reshjeve të shumta të shiut në Klagenfurt, Gjermania e e nisi mjaft mirë lojën dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të, me Mesut Ozil, i cili.u shërbye mirë në zonë dhe goditi bukur me të majtën, duke mposhtur portierin austriak.

Në 45-minutëshin e dytë, austriakët arritën të shënojnë dy herë, filimisht me Hintereger dhe më pas me Shopf, ndërsa në rastet e tjera u frenuan nga Nojer. Gjermania ka 5 ndeshje që nuk po arrin që të marë fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?