Gjesti i madh, tifozët grekë banderolë gjigante në gjuhën shqipe

Solidarizimi për momentin e vështirë që po kalon Shqipëria për shkak të tërmeteve, ka qenë i madh nga të gjithë.  Një mbështetje e madhe për vendin tonë ka ardhur edhe nga Greqia, me tifozët e skuadrave të ndryshme që kanë marrë nisma për mbledhjen e ndihmave për shqiptarët.

 

Pasi njoftuan se po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, tifozët e AEK-ut kanë bërë një gjest tjetër të madh. Ditën e sotme kur skuadra e tyre e basketbollit është duke luajtur me Promithean, ata kanë shpalosur një banderolë ku shkruajnë: “Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banderola është e shkruar në shqip, dhe kjo tregon se përveç ndihmave të mëdha për vendin tonë, tifozët e këtij ekipi nuk ngurojnë të tregojnë solidarizimin për të prekurit nga tërmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?