Gjici konfirmon Cungun: Nuk shkarkohet nga mediat, kemi ekip të fortë

Armando Cungu do të vijojë që të jetë në krye të Kukësit pavarësisht zërave se ishte shkarkuar nga drejtimi i skuadrës. Presidenti Safet Gjici ka konfirmuar strategu shkodran në një konferencë që ka mbajtur pak minuta më parë.

“Trajneri ka qenë pushim ditën pas ndeshjes, ka qenë në Shkodër si zakonisht. Tani vijon punën, nuk ka pasur asnjë vendim për ta larguar. Ka besimin tim absolut, sepse loja nuk ka qenë e keqe, përtej rezultateve. Loja po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje. E patë vetë në Durrës që luajtëm shumë mirë, mund të na jepej një penallti, ashtu si për Teutën. Ndoshta edhe arbitri e humbi qetësinë. Klubi nuk ka marrë asnjë vendim për trajnerin, përndryshe do ta kishim zyrtarizuar ne, si klub, jo mediat.

Unë i marr vendimet pa ndikimin e askujt dhe nuk pushohet trajneri nga mediat. Kam biseduar sot me trajnerin dhe lojtarët, sepse edhe ata kanë përgjegjësi. Duhet qetësi e madhe për ndeshjet e ardhshme. Kamza nuk duhet nënvlerësuar, edhe pse renditet e fundit. I kam kërkuar Cungut të jetojë në Tiranë, nuk është normale ta bëjë vajtje-ardhje për në Shkodër. Ka pasur jo pak probleme, që do t’i zgjidhim. Skuadra është cilësore, blerjet janë të shkëlqyera. Në Durrës më zhgënjeu mbrojtja, e papranueshme që humbëm ashtu, me 2 gola ne 3 minuta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjici beson se skuadra e Kukësit do të luftojë deri në fund për të fituar titullin kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Skuadra ka eksperiencë, disa lojtarë janë kampionë. Duhet kohë për të gjetur ekuilibrat e reja. Jemi 3 ekipe për titull, edhe Teuta, pavarësisht se sillet si “nëndetëse”. Partizani merret vetëm me ne. Kemi bërë marrëveshje me lojtarët, duam 4 fitore rresht. Nuk kam vendosur gjoba, përkundrazi, do të ketë premio nëse arrijmë objektivin në ndeshet e radhës”, deklaroi numri një i verilindorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?