Gjimshiti: Humbja me Kosovën më kujton Luksemburgun, për të ardhmen vendos pas pushimeve
Berat Gjimshiti, është shprehur në konferencën e sotme për shtyp se ndeshja me Kosovën i ka kujtuar humbjen e disa viteve më parë me Luksemburgun për nga gabimet që janë bërë në fushë. Mbrojtësi kuqezi foli edhe për të ardhmen e tij, e cila pritet që të jetë Seria A.
“Me Kosovën ishte ndeshje e dobët si ajo me Luksemburgun, mendoj se gjithmonë mund të reagojmë,besoj se para startit të Nations League mund të provohen disa lojtarë për të treguar vlerat e tyre. Çdo trajner ka mënyrat e veta për të punuar, tani duhet të lëmë pas Kosovën dhe të bëjmë më shumë me Ukrainën, ka rëndësi të përmirësohemi dhe të reagojmë për gabimet që kemi bërë dhe për tifozët. Ne jemi profesionistë dhe jemi të hapur çdo gjë. Të gjithë lojtarët duan të reagojnë pas figurës së keqe me Kosovën.
E ardhmja? Për momentin nuk kam folur me asnjë. Jam në grumbullim me kombëtaren dhe pastaj do të mendoj për pushimet. Pas pushimeve do të flas me menaxherin tim dhe do të vendosim. Kam dhe një vit kontratë me Atalantën. Në Itali ndihem mirë do më pëlqente të vazhdoja të luaja në Serinë A, por unë jam i hapur ndaj çdo oferte dhe mendoj se do të përshtatesha edhe në një kampionat tjetër”, u shpreh Gjimshiti.
KOHA JONË SONDAZH

