Gjimshiti: Jam ende i nervozuar që nuk arrita që të ndalja Piatek
Berat Gjimshiti është kthyer në një nga shtyllat e mbrojtjes së Atalantës në këtë sezon. Bergamaskët synojnë një vend në Champions League, por javën e kaluar u mundën ndaj një rivali direkt si Milani. Tre ditë para duelit të radhës ndaj Torinos për mediat italiane ka folur Berat Gjimshiti.
“Të përballesh me Torinon, është si të luash ndaj Milanit, pasi janë një ekip që pësojnë pak gola. Duhet të kemi kujdes në fazën mbrojtëse, që nis që nga sulmuesit dhe më pas do të kërkojmë të fitojmë si gjithmonë.
Tentova që të ndalja Piatek për të mos shënuar dhe jam ende i nervozuar. Në rezultatin 1-1, ai kishte një gjysmë rast, dhe arriti që të shënonte një gol të jashtëzakonshëm”.
Mbrojtësi, i cili mbushi dje 26 vjeç, ka folur edhe për objektivat e zikaltërve: “Fillimisht të mendojmë për ndeshjen e kampionatit, më pas për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, në shtëpi ndaj Fiorentinës. Vjollcët do të jenë një pengesë për në finale”. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

