Gjimshiti pushime të “nxehta” në Greqi me super të dashurën serbe (FOTO LAJM)
Berat Gjimshiti jo vetëm që nuk i ka dhënë fund lidhjes me të dashurën serbe, Alisa Menkovic, por ata si gjithmonë shfaqen në krahë të njëri-tjetrit gjatë pushimeve. Mbrojtësi i kombëtares sonë po kalon disa ditë shplodhje në Greqi pas një sezoni fantastik dhe të lodhshëm te Atalata.
Modelja serbe ndërkohë si gjithmonë vazhdon të shkëlqejë me format e saj thuajse perfekte, duke i mahnitur fansat në rrjetet sociale. Ka qenë vetë Gjimshiti që ka postuar një foto nga pushimet e tyre në Mikonos, ndërkohë që edhe serbja në “Insta Story” ka publikuar foto dhe video nga pushimet e tyre.
Marrdhënia mesa duket është konsoliduar, pas një shkëputje disa mujore, teksa të dy vendosën që të rilidheshin. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

