Gjoka: Debreceni ka defektet e veta, është skuadër e kalueshme

Kukësi do ta luajë në transfertë ndeshjen e parë ndaj Debrecenit, në turin e parë të Europa League. Në një intervistë për “Supersport”, trajneri Ernest Gjoka tregon se e ka studiuar kundërshtarin, por e shikon si një rival të kalueshëm. “Sigurisht që është një përballje e rëndësishme. Te Kukësi dihet që është obligim kalimi i një turi. Kemi një përplasje të fortë, me një nga ekipet më të mira në Hungari, por kjo nuk e bën të pakalueshme. Po bëjmë të pamundurën të shkojmë deri në fund”.

Debreceni? E kemi analizuar me kujdes. I njohim lojtarët dhe cilësitë e tyre. I njohim gjatësinë, peshën, gjithçka. Ka disa lojtarë cilësorë, disa lojtarë të kombëtares hungereze, që janë apo kanë qenë. Përveçse janë ekip i fizik, dhe shumë taktik, kanë edhe problemet e tyre. Ato po studiojmë me kujdes. Nëse jemi të qetë dhe të disiplinuar taktikisht, do bëjmë një paraqitje të mirë në Debrecen.

Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Armën më të fortë ata e kanë te sulmuesit e krahut dhe në mesfushë. Këtu po i vëmë shumë rëndësi që të mos i lëmë hapësira. Kemi dhe ne përvojë, lojtarë me eksperiencë, si Rama, Cuculi apo Musolli. Kemi dhe ne cilësi, duhet të jemi të përqendruar dhe të ekuilibruar për pak fat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faza e sulmit? Ne e kemi skuadrën, sigurisht ikja e Reginaldos ka lënë një hapësirë, pasi për momentin kemi vetëm Shkurtajn. Ne nuk po nxitohemi, po kërkojmë të bëjmë një merkato shumë të kujdesshme. Nuk kemi kërkuar më sasi, unë kërkoj cilësi. Edhe me presidentin për këtë po bisedojmë, që të sjellim atë lojtarin e mirë cilësor që mund të bëj diferencën në grup. Me pak sakrificë, do e mbajmë këtë ngarkesë. Për sa i përket kampionatit, absolutisht që do vijnë 1 ose 2 lojtarë cilësorë. E kemi piketuar, tashmë është vetëm çështje negociatash dhe të vazhdimësisë”, deklaroi Gjoka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?