Gjoka: Shkurtaj s’na mjafton, na duhen edhe dy blerje
Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka është në pritje të përforcimeve gjatë merkatos se verës, në kuadër të pjesëmarrjes në Europa League por edhe për kampionatin e ardhshëm. Trajneri i nënkampionëve të Shqipërisë e ka të qartë se grupi është ende i paplotë, përtej afrimeve që kanë ndodhur deri tani.
“Faza po shkon mirë, ekipi po jep maksimumin, kemi punuar me ngarkesë të madhe fizike. Tani, pak nga pak, do të fillojmë edhe me lojën, cikli është për rritjen fizike dhe pastaj të bëhemi gati për ndeshjen me Debrecenin. Po mundohemi te analizojmë kundërshtarin. Kur të shkojmë në Ohër analiza do të jetë më specifike, që të jenë evidente si pikat e forta, ashtu edhe defektet e tyre.
Sa i përket skuadrës tonë, lojtarët bazë të skuadrës janë duke u rikuperuar nga të gjitha problemet. Por mendoj se kemi nevojë për dy blerje, sidomos në fazën e sulmit. Po punojmë me kujdes e qetësi, dhe nëse do të arrijmë, do të marrim lojtarët që na duhen. Po mendojmë pjesën e sulmit se nuk mund të shtyjmë kampionatin vetëm me Shkurtajn. Por kush duhet të vijë, duhet të jetë me cilësi”, deklaroi trajneri i verilindorëve për Supersport.
KOHA JONË SONDAZH

