Gjoka: Të sigurojmë vendin e dytë, më vjen keq për Tiranën por …

Kukësi kërkon që ta mbyllë në mënyrë më të mirë kampionatin, teksa sfida e radhës do të jetë ndaj Partizanit. Trajneri Ernest Gjoka, në konferencën për shtyp para sfidës me Partizanin e vuri theksin tek rëndësia që ka mbrojtja e vendit të dytë.

“Është ndeshje e fortë ndaj kampionëve të rinj, i respektojmë. Tashmë vendi i dytë nuk është i sigurt dhe ndeshja e nesërme merr kuptim tjetër. Do të duhet sforcim i madh. Do të mungojnë Shameti, Maliqi, Rroca për arsye dëmtimi. Jemi munduar të përgatisim Shkurtajn. Ndërkohë Valdet Rama është i gatshëm.

Largimi i Hallaçit? Karriera e tij flet vetë. E dimë të gjithë kush është, mendoj se do të ishte mirë të punonte për ekipet e moshave. Për 3-4 vite do të jetë gati për ekipet e para. Presidenti i ofroi kontratë 2-vjeçare te Kukësi B, por ai refuzoi. Ky është informacioni që kam, nuk di më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivat? Kupa dhe vendi i dytë janë synimet që kemi. Trajneri varet nga rezultatet. Kemi bërë ndryshime dhe pse kemi pasur shumë të dëmtuar. Duhet patjetër një trofe për investimet që janë bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kupat e Europës? Sfida e parë do të jetë në 11 korrik. Faza përgatitore do të nisë më 15 qershor dhe në datën 25 qershor do të jemi në Ohër. Për merkaton kam biseduar me drejtorin Nexhipi dhe presidentin. Do të duhen përforcime në mbrojtje, sepse kemi probleme me dëmtimet. Në repartet e tjera do të ruhet boshti. Jo të gjitha varen nga trajneri. Ka edhe lojtarë që duan të ikin vetë ndonjëherë, por synimi është të ndryshohet sa më pak.

“Nder” Tiranës? Nuk dua sukses mbi fatkeqësitë e tjetrit. Për Tiranën më vjen keq, por mendoj vetëm për Kukësin. Dua të fitojmë fillimisht nesër, pastaj për ndeshjen kundër Kastriotit ka kohë”, deklaroi Gjoka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?