FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata hedh poshtë padinë ndaj Messit, ja për çfarë bëhet fjalë

Gjykata Supreme e Drejtësisë në Katalonjë e ka shpallur Lionel Messin të pafajshëm, pasi ai ishte akuzuar se nuk i ishte përmbajtur një kontrate me një kompani spanjolle, e cila ia kishte siguruar babait të tij, Jorge Messit, qëndrimin në Spanjë në vitin 2004.

Në vitin 2004, Messi, i cili atëherë ishte 17-vjeçar, thuhej se kishte nënshkruar një kontratë ku i premtonte një kompanie ndërtimesh në Spanjë se do t’ia jepte një pjesë të pagës së tij dhe në shkëmbim kompania do t’i ofronte një punë babait të tij për të qëndruar në Spanjë.

Kjo padi kundër yllit 31-vjeçar të Barcelonës u hodh poshtë nga trupi gjykues në Gjykatën Supreme të Drejtësisë në Katalonjë, pasi Messi ishte i mitur në vitin 2004, kur e kishte nënshkruar kontratën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania i kërkonte 2 përqind të pagës së Messit gjatë këtyre viteve, ndërsa 3 për qind të pagës për sezonin e ardhshëm, 2019-2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, në vend të kësaj, kompania spanjolle u detyrua t’i paguajë të gjitha shpenzimet që ishin bërë për këtë proces gjyqësor.

Paditësit kanë kohë 20 ditë për ta apeluar këtë vendim të Gjykatës, mirëpo kjo gjë nuk pritet të ndodhë pasi gjykatësi e hodhi poshtë këtë padi edhe për shkak të mungesës së provave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?