“Gjyqtarët duhet t’i japin fund ekzagjerimeve të Neymarit”

Andres Guardado, kapiteni i Meksikës, nuk përdori aspak diplomacinë kur u pyet për yllin e Brazilit, Neymar. Në konferencën për shtyp, futbollisti që luan me Betis në Spanjë, e shprehu shumë qartë mendimin që kishte për sulmuesin e PSG.

“Të gjithë e njohim, nuk më përket mua që ta gjykoj. Këtë duhet ta bëjnë gjyqtarët dhe FIFA, të shohin stilin e tij të lojës dhe ta menaxhojnë. I pëlqen që të ekzagjerojë dhe të simulojë. Arbitrat duhet t’i japin fund aktrimeve të tij, jo ne lojtarët”, deklaroi Guardado.

Meksika do të përballet me Brazilin ditën e hënë, në orën 16:00.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?