Goli i Bogdanit nuk mjafton, Italia fiton me penallti ndaj Shqipërisë dhe shkon në finale (VIDEO)

Sfida e parë miqësore e yjeve mes Shqipërisë dhe Italisë është mbyllur në barazim 1-1. Mauro Esposito do të shënonte super gol përballë portierit Strakosha në minutat e para duke ja kaluar topin me parabël, ndërkohë që kundërpërgjigja e veteranëve kuqezi do të ishte në fundin e kohë së rregullt.

Bogdani e dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të gjatë, ndërkohë që italianët pretenduan se koha e ndeshjes ishte tejkaluar. Sfida më pas shkoi te gjuajtjet e penalltive, teksa italianët u treguan më të saktë duke përfituar nga gabimi i Duros.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?