Grabitje në shtëpinë e Di Marias dhe Vlahovic, policia arreston një nga hajdutët

Policia parandaloi një grabitje në shtëpinë e Angel Di Maria. Argjentinasi ishte në shtëpi e tij, bashkë me shokun e skuadrës së Juventus, Dusan Vlahovic, kur ndodhi tentativa për grabitje. Policia ka ndërhyrë sapo ka rënë alarmi dhe pasi ka penguar vjedhjen, ka arrestuar një nga grabitësit.

Sipas asaj që mësohet, një bandë kriminelësh tentoi të hynte në vilën e sulmuesit argjentinas. Vila ndodhet rrëzë kodrës së Torinos, në zonën e Gran Madre. Njëri prej grabitësve u arrestua pas një ndjekje mjaft të detajuar nga patrullat e policisë, që e ndaluan brenda një makine.

Disa dëshmitarë, raporton La Repubblica, kishin dëgjuar britma pastaj disa zhurma që dukeshin si të shtëna. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë konfirmim se ka patur të shtëna me pistoletë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grabitësit u ndaluan para se të largoheshin me plaçkën, falë shërbimit të sigurisë së rezidencës së lojtarit. Sinjali raportoi se grabitësit kishin hyrë në kopsht, duke kapërcyer gardhin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?