Granada u prezanton tifozëve 10 fakte interesante për Teutën!
Sporti E Mërkurë, 16 Shtator 2020 14:45
Ndeshja ndaj Teutës do të jetë historike për Granadan. Klubi spanjoll do të luajë ndeshjen e parë në histori në kompeticionet europiane pikërisht përballë “djemve të detit” këtë të enjte në “Niko Dovana”, sfidë e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Europa League. Klubi spanjoll ka publikuar në faqen e saj zyrtare 10 fakte interesante për Teutën, të cilat tifozët e Granadas duhet t’i dinë.
- Klubi Sportiv Teuta është një klub në qytetin e Durrësit, i dyti më i madh në Shqipëri me 290000 banorë. Ndodhet vetëm 37 kilometra nga Tirana, kryeqyteti i vendit.
- Teuta ishte emri i mbretëreshës Ilire mes viteve 231 dhe 228 p.e.s. Kjo mbretëri përfshinte pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, një territor që aktualisht është i ndarë mes Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi.
- Për shkak të karakterit të saj luftarak, ajo u pagëzua “Mbretëresha Pirate”. Nga fortesat portuale të Durrësit ajo drejtoi një flotë të rëndësishme që iu kundërvu grekëve dhe romakëve në Adriatik.
- KF Teuta ishte një nga klubet themeluese të kampionatit në Shqipëri. Ajo gjithmonë ka luajtur në kategorinë e parë nga 1930 deri më tani, përveç viteve 1959 dhe 1961.
- Ajo ishte kampione e Superligës shqiptare në sezonin 1993-94. Sezonin e kaluar fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të katërt dhe më pas Superkupën kundër kampionëve të KF Tirana (2-1).
- Ajo aktualisht është renditur në vendin e 366 në klasifikimin e UEFA-s.
- Kjo është pjesëmarrja e saj e katërmbëdhjetë europiane (Kupa UEFA, Intertoto dhe Liga e Europës).
- Në formatin e Ligës së Europë, kjo është hera e parë që arrin në raundin e dytë kualifikues. Ata mundën Beitar Jeruzalem 2-0 në turin e parë.
- Stadiumi i tyre quhet “Niko Dovana” për nder të atij që atje e konsiderojnë si portierin më të mirë që kanë pasur në historinë e tyre, në vitet 1930. Sapo la futbollin, ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit kryesore atje.
- Stadiumi është ndërtuar në vitin 1965 dhe ka një kapacitet për 12000 spektatorë.
KOHA JONË SONDAZH

