FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Granit Xhaka rrezikon Kupën e Botës për shkak të një ndërhyje të Behramit (FOTO&VIDEO)

Granit Xhaka rrezikon seriozisht mos pjesëmarrjen në Kupën e Botës që do të zhvillohet nga data 14 në Rusi. Mesfushori me origjinë shqiptare ka pësuar një ndërhyrje të ashpër në stërvitjen e djeshme nga Valon Behrami dhe më pas ka dalë nga fushë duke çaluar, me ndihmën e mjekëve të Zvicrës.

Pas ekzaminimeve mjekësore të bëra dje në mbrëmje, është mësuar se ai ka pësuar vetëm një thyerje të një kocke. Ai nuk do të stërvitet për ditë, ndërkohë që do të mungojë edhe në testin miqësor ndaj Spanjës, të parashikuar për t’u shikuar ditën e diel.

Mesfushori me origjinë kosovare do të jetë gati në kohë për të luajtur në Rusi, sipas asaj që raportojnë mediet sportive në Zvicër. Nëse gjëra nuk shkojnë mirë, vendin e tij pritet që ta zërë Denis Zakaria, i cili ka shkëlqyer këtë sezon te Gladbahu. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?