Gravina: Juventus do të përjashtohet nga Seria A nëse merr pjesë në Superligën Europiane

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina ka folur sërish për projektin Super League dhe për përfshirjen e Juventusit në të. Kreu i qeverisë italiane të futbollit i dha një mesazh të qartë bardhezinjve në intervistën e dhënë për “La Repubblica”.

“Ajo kontratë është një projekt hipotetik. Nëse bëhet realitet dhe Super League zbatohet, Juventusi do të përjashtohej nga Serie A. Super League është përgjigja e gabuar.

Italia duhet të mendojë si të përmirësojë cilësinë e kampionatit dhe ta bëjë atë më tërheqës për tregjet në zgjerim, si ai në Arabi”, tha Gravina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?