Grealish: Portieri i Kopenhagen më tha se ‘Haaland nuk është human’
Më i miri në fushë kundër Kopenhagen, Jack Greqlish ka folur për BT Sport në lidhje me shokun e skuadrës Erling Haland, i cili edhe mbrëmjen e djeshme ishte protagonist me dy gola.
“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë të ngjashme në jetën time. Është gjithmonë aty, finalizon gjithmonë. Është kënaqësi të luash me të. Portieri i tyre (polaku Kamil Grabara) më tha ‘Nuk është human’. Unë ju përgjigja në këtë mënyrë: ‘Mik, mos ma thuaj mua’.
Haaland këtë sezon ka qenë një makineri e vërtet golash, duke impresionuar Pep Guardiolën, i cili ka gjetur sulmuesin që i mungonte. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

