Greca rikthehet sërish në Kosovë, firmos me Feronikelin

Bedri Greca rikthehet në IPKO Superligës e Kosovës, ku më parë ka luajtur për Gjilanin. Gjatë pjesë së dytë të sezonit që sapo u mbyll, Greca dha kontribut për Laçin në Superiore.

29-vjeçari ka firmosur për Feronikelin, ku pritet të ofrojë më tepër cilësi dhe përvojë për sulmin e këtij ekipi. Roli natyral i tij është si sulmues anësor, përkatësisht i djathtë, por ai është i aftë të luajë edhe si qendërsulmues api i majtë. I përshtatshëm, i gjithanshëm edhe i gatshëm për të tria pozitat e sulmit. I njohur për depërtimet e tij dhe harkimet e sakta në zonë, Greca pritet të jetë “armë” tejet e fuqishme për klubin, sidomos për repartin sulmues.

Bedri Greca shumicën e karrierës së tij e ka kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë te Flamurtari, Kukësi e Tirana. Greca është prezantuar sot në ambientet e klubit të Feronikelit nga zëvendëspresidenti Ragip Veseli dhe nga drejtori i përgjithshëm, Artan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?