FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Griezmann “kërcënon” Juven: Kemi futbollistë ekspert, dimë si t’i fitojmë sfidat e mëdha

Juventus dhe Cristiano Ronaldo nuk e trembin Griezmann. Dy ditë para ndeshjes së parë të fazës së 1/8-ve, sulmuesi francez është shprehur se “Los Colchoneros” do të shprehin potencialin e tyre.

“Ne kemi lojtarë që kanë luajtur në finalen e Champions League, Europa League dhe në Kupën e Botës. Jemi më të sigurt në ndeshje të rëndësishme dhe në këto raste përpiqemi që të japim më të mirën tonë. Ka edhe futbollist të rinj, por baza mbetet e njëjtë dhe kjo do na ndihmojë që të shkojmë më larg”.

Finalja e këtij sezoni do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madrid, në “Wanda Metropolitano”, një stimul më shumë për Griezmann.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo na jep më shumë motivim. Këtu është një atmosferë fantastike, është ajo që kemi nevojë dhe që duam ne si futbollist. Rrugëtimi do të jetë shumë i vështirë, por do të bëjmë maksimumin tonë. Ne do të bëjmë maksimumin për të shkuar në finale, por më pas do të shohim”, deklaroi Griezmann. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?