FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Griezmann kushton më shumë se Messi, ja 10 të “paprekshmit” e Barcelonës

Në Spanjë, klauzolat e përfundimit të kontratave janë një çështje serioze. Çdo klub është i detyruar të vendosë një klauzolë në kontratat me lojtarët që blejnë. Kjo bëhet për t’i mbrojtur nga ndonjë ofertë e papritur. Rasti i fundit është ai i Griezmann, klauzola e të cilit ndryshoi brenda dy muajsh.

 

Barcelona është pa dyshim është “mbreti” i merkato në Spanjë në lidhje me klauzolat. Klubi katalanas ka vendosur çmime të çmendura për shumë lojtarë për të shmangur ndonjë surprizë si ajo e Neymar. Braziliani u largua në vitin 2017, pasi PSG pagoi klauzolën prej 222 milionë eurosh që kishte vendosur klubi blaugrana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Top 10 klauzolat më të shtrenjta bie në sy fakti që më të lartën e ka Griezmann, 800 milionë euro, duke kaluar edhe Lionel Messin, i cili mbetet i dyti me 700 milionë euro. Sa i përket Umtiti, Sergi Roberto, Jordi Alba, Busquets dhe Pique, klauzolat e tyre arrijnë në 500 milionë euro. Të sapoardhurit De Jong, Arthur brazilian dhe Ousmane Dembelè mbyllin renditjen me 400 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?