Grima dhe Rrahmani përpara mediave: Ndaj Bjellorusisë duam suksesin e parë në grup

Pas barazimit të arritur në Poloni, skuadra përfaqësuese  e femrave, zhvillon nesër takimin e shtatë në grupin eleminator,  ku përballë do të ketë ekipin e Bjellorusisë.

Përpara takimit që do të luhet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16:00, trajneri Armir Grima ka dalë në konferencë për shtyp ku ka shprehur besimin që skuadra do të vijojë në momentin e saj të një reagimi shumë pozitiv, për të kërkuar fitoren:

Mendoj se barazimi në Poloni është fryt i një pune të skuadrës gjatë gjithë kësaj kohe. Skuadra më ka dhënë sinjale shumë të mira gjatë gjithë kësaj periudhe dhe të martën në fushë do të futemi për ta fituar ndeshjen. Kemi besim se mund t’ia dalim. E njohim këtë kundërshtar, pasi jemi ndeshur edhe në takimin e parë në fushën e tyre ku kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Skuadra po rritet në lojën e saj dhe kjo më pëlqen. Shoh një dëshirë të madhe te vajzat për të arritur drejt suksesit të parë në grup dhe mundësitë janë”,- theksoi Grima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas trajnerit Grima, foli edhe kapitenia e skuadrës Albina Rrahmani në vigjilje të kësaj ndeshjeje ku shtoi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pika e marrë në Poloni na ka rritur shumë psikologjikisht.Kemi punuar shumë dhe do të jemi në fushë për ta fituar atë ndeshje. Uroj dhe shpresoj shumë edhe me mbështetjen e publikut tonë”.-tha Rrahmani.

Në ndeshjen kundër Bjellorusisë  hyrja do të jetë e lirë për të gjithë tifozët në mbështetje të skuadrës kombëtare të femrave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?