Guardiola ftesë speciale për 114 tifozët që ishin në stadium ndaj Shakhtar-it

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka treguar klas e elegancë përtej ideve inovative të trajnimit. Spanjolli ka shkruar një letër për secilin nga tifozët që në 18 shtator kanë ndjekur skuadrën në Ukrainë për ndeshjen e parë të grupit të Champions League, fituar 3-0 nga Citizens.

 

Darren Page, një nga 114 tifozët në fjalë,  ka publikuar letrën e rëndësishme në profilin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I dashur Darren, të mërkurën në 18 shtator ti e të tjerë tifozë besnikë keni bërë një udhëtim të gjatë për të parë skuadrën të luajë kundër Shakhtar Donetsk në Ukrainë e unë gjej rastin për të thënë faleminderit. Jemi kaq të lumtur që e nisëm aventurën tonë në Champions League me fitore. U përballëm me një Shakhtar të rrezikshëm pork am përshtypjen se luajtëm mirë, kontrolluam ndeshjen dhe merituam të fitonim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të kishim mbështetjen tuaj në këto ndeshje do të thotë shumë e si kam thënë gjithnjë, ne nuk jemi asgjë pa tifozët tanë. Si shprehje e mirënjohjes sonë, duam të të ftojmë për një eksperiencë në Hospitality të Manchester City me rastin e ndeshjes së kthimit kundër Shakhtar Donetsk në 26 nëntor. Në emër të skuadrës e stafit duam tiu falenderojmë për mbështetjen e pabesueshme”, shkroi Pep Guardiola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?