FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola gati t’i prish planet Barcelonës, “fut hundët” për Lautaro Martinez

Lautaro Martinez pritet të jetë një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton e verës. Futbollisti argjentinas ka arritur që shkëlqejë këtë sezon nën drejtimin e trajnert Antonio Conte.

Sulmuesi ika një klauzolë largimi prej 111 milionë eurosh, të vlefshme në dy javët e para të korrikut, por Barcelona po negocion me Interin, që pjesën më të madhe të shumës ta paguajë nëpërmjet kartonëve të lojtarëve të tjerë.

Megjithatë “Daily Mail” në Angli raportoi sot se edhe Pep Guardiola po ndjek me vëmendje ecurinë e sulmuesit argjentinas dhe u ka kërkuar drejtuesve blerjen e tij gjatë merkatos së verës, për t’i besuar majën e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sipas medias britanike, drejtuesit e Manchester Cityt janë gati të paguajnë 111 milionë euro në arkat e Interit për të marrë Lautaro Martinezin, por gjithmonë nëse do t’ia dalin të fitojnë pafajësinë dhe të drejtën për të luajtur në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?