FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola i jep fund zërave: Do të qëndroj te City edhe sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City as këtë verë dhe ka qenë vetë tekniku spanjoll, që në një intervistë për mediat angleze, ka konfirmuar vendimin për të vazhduar punën në pankinën e “qytetarëve”.

“Edhe nëse nuk ia dalim të hyjmë në zonën Champions për sezonin e ardhshëm, sërish nuk do të largohem nga Manchester City. Unë ndihem mjaft mirë këtu dhe shijoj shumë punën time, ndaj mund të konfirmoj me bindje se do të qëndroj edhe vitin e ardhshëm. E vetmja mënyrë për t’u larguar, është nëse më shkarkojnë drejtuesit në verë”, deklaroi spanjolli.

Verën që lamë pas u fol shumë për një largim të tij, ndërsa më pas u tha se tekniku katalan mund të largohet verën e 2020-ës, por vetë Guardiola do të vijojë të mbetet në “Etihat Stadium”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?