Guardiola: Kam nevojë për armiq dhe për njerëz që më urrejnë

Pep Guardiola ka nevojë për motive të reja në karrierën e tij. Pasi fitoi tre kampionate në Spanjë dhe tre në Gjermani, trajneri katalanas fitoi për dy sezone radhazi kampionatin anglez. Në sezonin e fundit skuadra e tij arriti në total 98 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli i dytë.

 

Gjatë viteve Guardiola ka pasur disa kundërshtarë: kur ai ishte në Spanjë, duhet të rivalizonte Real Madridin e Mourinhos, në Gjermani ai duhej t’u përgjigjej sulmeve të Borussia Dortmundit dhe Leipzigut (shumë më inferior në të vërtetë se s Bayern Munich). Në Premier League konkurrenca është e madhe: Liverpooli me Klopp, Chelsea fillimisht me Conten dhe më pas me Sarrin, Tottenham me Pochettinon. Sa më shumë konkurrencë të ketë, aq më shumë Pep Guardiola nxitet për të bërë sa më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Liverpooli ishte kundërshtari më i fortë që kam pasur ndonjëherë, por kam nevojë për armiq, kam nevojë për njerëz që flasin keq për mua, madje dhe për urrejtjen e tyre. Të gjitha futbollistët kanë nevojë për inkurajim për të fituar dhe për vazhdimësi të sukseseve. Armiku i parë ka qenë Mourinho në kohën e Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë opsione duhet të shohësh. Është një çështje probabilitet. Në këtë sport mund të humbasësh objektivat nëse kundërshtari nuk ka objektiv për të goditur portën. Kjo është filozofia ime. Gjatë karrierës sime kam pasur shumë lojtarë të rëndësishëm, por nuk kam arritur që t’i bindë. Kam këmbëngulur, por më pas jam detyruar që t’i lë të lirë që të largohen”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?