Guardiola mbështet Hysajn: Ai është një talent i veçantë

“Kam luajtur kundër shumë futbollistëve të aftë në karrierën time, por Sane i City është dikush për të cilin do të dëgjojmë të flitet shumë në të ardhshmen. E kam studiuar si luan dhe shpresoj ta ndalojë”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napoli-t, Elseid Hysaj.

Deklarata këto që janë mbështetur tani edhe nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. Talenti i ri gjerman ka qenë protagonist më një gol dhe një asist në fitoren 3-2 të marrë nga “Qytetarët” në fushën e West Brom.

“Kemi fituar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ata kanë luajtur me pesë lojtarë në mbrojtje, por ne e kemi filluar mirë dhe kemi gjetur golat. Leroy Sane është një talent i veçantë, është akoma shumë i ri dhe mund të përmirësohet akoma”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?