Guardiola: Messi më i miri, edhe nëse nuk do të kishte fituar Kupën e Botës
Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Kupës së Ligës kundër Liverpoolit, nuk i kurseu elozhet për Lionel Messin, kampionin më të ri të Botës.
“Të gjithë kanë mendimin e tyre, por askush nuk mund të dyshojë se ai është më i madhi i të gjitha kohërave. Për mua ai është më i miri, dikush tjetër mund të thotë Pele ose Di Stefano ose Maradona, secili ka mendimin e tij.
Mendimi im nuk do të kishte ndryshuar as nëse ai nuk do të kishte fituar Kupën e Botës. Mendoj se është normale që njerëzit të vlerësojnë lojtarët për atë që kanë fituar, kjo është qershia e fundit në një karrierë të pabesueshme”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

