FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola te Juventusi? Bardhezinjtë fluturojnë në burs

Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, Juventusi vazhdon të ketë një rritje të frikshme në burs. Edhe pse bardhezinjtë mohuan kontaktet me Guardiolën, tratativat dhe lajmet e disa mediave, kanë bërë që në burs të ketë një rritje me +5,11%, duke e mbyllur në kuotën 1.53 nga 1.45 që ishte ditën e djeshme.

Rritja e madhe ka ndodhur gjatë pasdites, pas orës 14:00, pas daljes së lajmit pas daljes së lajmit në “Sky Sport UK” se Juventusi është në tratativa me Guardiolën dhe Pochettinon.

3.6 për qind në vetëm pak orë, bëjnë që bardhezinjtë të kenë një rritje të frikshme në burs. Që nga fillimi i sezonit, rritja në burs ka qenë 145 për qind duke arritur vlerën më të lart në histori. Nëse Guardiola zyrtarizohet, atëherë rritja pritet të jetë dhe më e madhe. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?